INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si la gjë pa thënë MAJK-ut, reagon edhe vëllai i Majlinda Zekës, futbollisti i famshëm! Shihni çfarë thotë! [FOTO]

Si la gjë pa thënë MAJK-ut, reagon edhe vëllai i Majlinda Zekës, futbollisti i famshëm! Shihni çfarë thotë! [FOTO]

Publikuar më: 20:20 05-12-2018

Reperi Majk dhe ish partnerja e tij janë përplasur publikisht për kujdestarinë e djalit. Ishte Majk i cili u shpreh fillimisht se Majlinda nuk e lejon ta shohë djalin. Ndërsa nuk vonoi shumë edhe reagimi i kësaj të fundit, e cila tha se ai nuk meriton ta shohë, pais nuk është kujdesur për fëmijën e vet.

Në një postim në Instagram, ajo tregon për herë të parë se Majk e ka mohuar atësinë e djalit kur ka mësuar lajmin për shtatzëninë.

Ajo e quan reperin “një person që ul çdo femër pasi përfundon lidhjen”, ndërsa nuk rri pa i kërkuar Majkut që njerëzimin dhe karrierën t’i ndajë nga njëra-tjetra dhe të mos arsyetoje veten përmes postimeve. Majk u shpreh dje se arsyeja e vetme përse nuk e takon të birin është sepse nëna e tij nuk e lejon. Sipas reperit, Majlinda ende nuk e ka pranuar ndarjen mes tyre dhe kjo është arsyeja e vetme përse ajo nuk e lejon ta takojë të birin.

E ndërkohë që fansat janë ndarë në dy kampe, ata që i japin të drejtë Majlindës dhe ata që i japin të drejtë Majkut, ka reaguar edhe vëllai i ish-partneres së Majk. Bëhet fjalë për vëllain e Majlindës, futbollistin e njohur shqiptar që aktivizohet te Lille në Francë dhe është pjesë e Kombëtares Shqiptare U-21, ndërkohë që më parë ka luajtur te Skënderbeu.

20-vjeçari i ka shkruar motrës së tij në këtë postim ku i thotë: “Gjithmonë mbrapa teje motra jem” dhe Majlinda falënderon zotin që ka atë dhe familjen.

Majk-un e duam shumë, Majlinda është nëna e djalit, shpresojmë që gjithçka të mbyllet ashtu siç duhet në të mirën e vogëlushit Roan.

 

lindaddev.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031378269195557