INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si

Si "ftuan" Veliaj e Ajola qindra tifozë në shesh [VIDEO]

Publikuar më: 16:12 25-03-2017

Me flamuj dhe kapele kuq e zi,,,kështu u prit fillimi i ndeshjes në organizimin që kishte bërë bashkia për të gjithë tifozët tek pazari i ri i cili ne ngjyrat e kombëtares dukej ende dhe me i bukur...
Të gjithë ishin të pranishëm nga fëmijët e vegjël te ulur para ekranit të madh qe brohorasin , e deri tek me te mëdhenj qe japin parashikimet e tyre për rezultatin e ndeshjes...
Shumë prej tyre janë pesimist për përballjen me Italinë, por ka dhe nga ata që besojnë në surprizat që mund të bëje kombëtarja.
Dikush me familjen, dikush tjetër me fëmijët, me shoqërinë, për 90 minuta ishin bere një zë bashkë për ti dhëne zemër kombëtares tone.
Edhe pse shpesh femrat tregohen indiferente ndaj futbollit, kombëtarja është më shumë se sa thjesht nje loje... te veshura me te kuqe dhe me shqiponjën ne zemër brohorasin fort.
I ulur mes turmës dhe i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, gjetëm dhe kryetarin e bashkis, zotin Erion Veliaj, të cilit nuk rezistuam dot të mos i merrnim një intervistë, për të njohur anën tjetër të tij, Erionin si tifoz.
Në sytë e tifozëve shihet trishtimin, kur Italia na shënon golin e dytë,,, por kishte dhe nga ata që ishin ende optimist dhe që humbjen e kaluan me një batutë...

Ju ftojmë të ndiqni videon e më poshtme

 

Article Logic
Execution time: 0.0039632320404053