INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si është marrëdhënia e saj me vajzat e bashkëshortit? Flet për herë të parë Zaimina: ''Nuk kam dashur t’i...'' [FOTO]

Si është marrëdhënia e saj me vajzat e bashkëshortit? Flet për herë të parë Zaimina: ''Nuk kam dashur t’i...'' [FOTO]

Publikuar më: 17:08 21-09-2018

Zaimina Vasjari është një ndër femrat më të bukura shqiptare dhe së fundmi po shijon jetën familjare. Ajo është bërë nënë për herë të parë pasi solli në jetë një vajzë së cilës ia vendosi emrin Khloe. Zaimina duhet shumë e lumtur me partnerin e saj Klodian Asllanin, i cili ka edhe fëmijë të tjerë nga një marrëdhënie e mëparshme.

E pyetur ditën e sotme në emisionin “Wake up” për marrëdhënien që Zaimina ka me dy vajzat e tjera të burrit, ajo është shprehur: “Kam një marrëdhënie jashtëzakonisht shumë të bukur. Ato janë vajzat e bashkëshortit tim, por janë edhe gjaku i vajzës sime dhe motrat e saj. Ato janë pjesë e familjes dhe janë dy vajza të mrekullueshme. Unë nuk kam dashur t’i bëj publike sepse sot mund të aludohet shumë. Unë kam pasur edhe shumë mesazhe jo shumë të këndshme rreth kësaj teme, prandaj dua që privatësia e jetës së tyre të jetë larg vëmendjes së mediave. Me ardhjen në jetë të Khloes ato janë shumë pranë me njëra-tjetrën edhe pse gocat jetojnë jashtë vendit”.

zjam.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003849983215332