INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si është e vërteta e sherrit mes kushërirave Anxhelina dhe Beatrix? Miku i tyre zbulon çfarë ndodhi: Njerëzit...[FOTO]

Si është e vërteta e sherrit mes kushërirave Anxhelina dhe Beatrix? Miku i tyre zbulon çfarë ndodhi: Njerëzit...[FOTO]

Publikuar më: 10:46 07-02-2019

Para pak ditësh, u përhap me shpejtësi lajmi se dy kushërirat Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj, nuk flasin me njëra-tjetrën pas një sherri mes tyre.

U raportua se shkak ishte bërë grimieri i njohur Ariel, i cili jeton në SHBA dhe njihet për miqësinë me familjen Kardashian. Gjithashtu u përfol se Beatrix i ka kërkuar atij ta ndihmojë për t’i hapur mundësi të reja për në Los Angeles.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Anxhelinës, e cila është mikeshë e ngushtë me Arielin dhe mes dy kushërirave raportet janë prishur.

Megjithëse dy kushërirat nuk reaguan pas lajmeve të bujshme, miku i tyre, fotografi Endrit Mertiri, ka pohuar edhe njëherë zërat se mes Beatrixit dhe Anxhelinës gjërat nuk kanë shkuar mirë. I ftuar në "NRG Radio" ai është shprehur:

"Këto janë gjëra që i përkasin atyre vetë, as nuk dua të flas për këtë gjë. Por një mesazh ama e kam për njerëzit, sepse ka pasur dhe raste që unë kam bërë fjalë me njerëz shumë të afërt të mitë. Ne dhe me prindërit që kemi në shtëpi, ose me vëllain, ose me motrën, sa herë zihemi. Është diçka që ndodh shumë herë. Media do klikime dhe të gjitha gjërat me rradhë, por që unë jam me këtë idenë: Chill."- ka thënë Endriti.

"Njerëzit edhe zihen me njëri-tjetrin, kështu që chill. Pra e sigurt që ata qenkan zënë me njëri-tjetrin."- tha Julka Gramo duke qeshur.

trb.png

Article Logic
Execution time: 0.0034701824188232