Noizy është një nga reperat më të mirë shqiptarë i cili për vite me rradhë i ka dhuruar shumë hite publikut shqiptar, por edhe Fero kohët e fundit ka marrë goxha famë me këngët e tij që janë dëgjuar shumë. Ama kemi vënë re që së fundmi nuk i kanë patur punët mirë pasi i kanë drejtuar disa diss-e njëri-tjetrit.
Nëse e keni parasysh këngën “La Familia” të S4MM dhe Noizy, në një pjesë të tekstit ata u këndojnë kundështarëve pasi thonë: “Prej 10 vitesh, jam i pari në pistë”, ndërkohë që në një prej këngëve të tij, Fero thotë: “Venin e parë e kam zon, lyp tjetër ven”.
I ftuar së fundmi në emision “E diell”, Fero u pyet se pse i ka bërë diss Noizyt dhe S4MM.
Fero, me humorin që e karakterizon tha që s’u ka bërë Diss dhe më pas ironizoi duke thënë se nuk i pëlqen t’ju bëjë publicitet atyre, pasi i pëlqen më shumë t’i bëjë publicitet berberit të tij, njerëzve të afërt, por edhe gazetarit Ervin Kurti.
60341760_456011694972450_2058030354081513472_n from Vimeointv.al on Vimeo.
![Si e pritën ata vallë? Dikur i shante, sot FERO habit me atë që thotë për NOIZY-n dhe S4MM [VIDEO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/f331a9dbe1aa23375cf3f3fc10b89d3c_L.jpg)