INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si e festuan Vipa-t Halloween-in? [FOTO]

Si e festuan Vipa-t Halloween-in? [FOTO]

Publikuar më: 18:21 31-10-2016

Mbrëmja e 31 tetorit  në shumë vende të botës, veçanërisht në Amerikë, shënon festën e Halloween-it.

Kjo festë ka aq shumë popullaritet saqë në Amerikë renditet e dyta pas Krishtlindjeve.

Rreth vitit  600 vjet p.l.K.  ajo ishte një festë “rituale” pagane në kalendarin e Keltëve.

Ata, i hyjnizonin këto duke i personalizuar me “perënditë” dhe sidomos stinën e verës dhe të dimrit.

Me largimin e stinës së ngrohtë të verës dhe me fillimin e dimrit të ftohtë, ata besonin se kjo ishte koha kur shpirtrat e këqij të të vdekurve të atij viti, që nuk kishin gjetur vend në mbretërinë e vdekjes,kërkonin të ktheheshin te trupat e të gjallëve. Druitët (sekt pagan) ia besonin këtë natë “zotit të vdekjes”, Samhait, i cili, sipas tyre, mblidhte shpirtrat e këqij dhe, pasi ata të kishin larë mëkatet, i dërgonte në parajsën e keltëve.

Por si e kanë përqafuar shqiptarët këtë festë, veçanërisht vipa-t?

Le t’iu hedhim një sy….

1.Anxhelina Hadërgjonaj

Duke qenë se jeton prej vitesh në Amerikë, Anxhelina e ka përqafuar  edhe tendencën e vipave atje të cilët zgjedhin të vishen kryesisht si një personazh tjetër i njohur. E vogla e familjes Hadërgjonaj, ashtu si Kylie Jenner, zgjodhi të vishej si Christina Aguilera tek kënga “Dirty”. Mendojmë se i ka arritur pritshmëritë.

anxhelina.jpg

2. Dafina Zeqiri

Edhe Dafinën ky Halloween e gjeti në New York në praninë e miqve të saj atje; Angela Martinit dhe fotografit të njohur Fadil Berisha. Edhe pse në mungesë të një maske reale, Duffye e gjeti “zgjidhjen” me maskat e gatshme te Snapchat.

dafina.jpg

3. Dua Lipa

“Princesha e përgjakur”; kështu është paraqitur këngëtarja Dua Lipa këtë Halloween. Edhe pse e përgjakur, sërish duket një princeshë mjaft seksi.

dualipa.jpg

4. Enca

Pasi  u kthye nga Londra, Enca duket më e qetë dhe e tillë e ka pritur edhe këtë Shën Valentin duke u “maskuar” thjesht me një filtër Snapchati. Prisnim që Encën të shohnim më të frikshme.
14601082_1339819976050840_8044114424766262095_n.jpg

 

5. Era Istrefi

E frikshme si Era? Jo dhe aq pasi as filtra e Snpachat nuk arriti t’ia prishë bukurinë këngëtares të suskesshme.

 

eraistr.jpg

6. Lori Hoxha

Edhe Lori Hoxhën e kanë rrëmbyer filtrat e Snapchat duke tentuar të  bëhet e frikshme me to.

 

lorihoxha.jpg

7. Tuna

Pas lajmeve të shumta për një shtatzëni të mundshme të këngëtares Tuna, kjo e fundit paraqitet në këto foto duke festuar Halloween-in mes  miqve si një infermiere e ringjallur.

 

tuna.jpg

8. Marina

Edhe pse është munduar, nuk besojmë se ka  ndonjë maskë të frikshme që Marina mund ta përdorë dhe Getoari të frikësohet.

marinaa.png

 

9. Rovena Dilo

Një paruke e verdhë e kaluar nga disa personazhe  dhe më pas tek e zonja. Ky ka qenë maskimi i Rovena Dilos në këtë festë.

rovenadilo.jpg

 

10. Dorina Mema

Dorina Mema zgjodhi një maskim të thjeshtë duke prefruar të qëndrojë natyrale.

 

dorinamema.jpg

11. Florian Agalliu  

Ky vit, ndryshe nga të tjerët, Halloween e ka gjetur Florian Agalliun pa para. Në mungesë të një maske të mirëfilltë, ai nuk e ka lodhur shumë imagjinatën dhe bashkë me familjen  kanë vënë në kokën nga një qese letre.

fadili_2.png

Article Logic
Execution time: 0.003950834274292