INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si do reagojë ai? Pas debatit publik, Ermal Mamaqi ka një thirrje për Bes Kallakun!

Si do reagojë ai? Pas debatit publik, Ermal Mamaqi ka një thirrje për Bes Kallakun!

Publikuar më: 18:32 21-01-2020

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, Ernal Mamaqi ka pohuar se nuk i mban aspak mëri Bes Kallakut, pas debatit mes tyre, madje e ka ftuar në premierën e filmit “I love Tropoja”. “Po patjetër që e kam ftuar dhe shpresoj që të vijë. Nuk ka asgjë që të na ndajë”, u shpreh Mamaqi. Çdo gjë nisi kur Bes Kallaku, i ftuar në “Shiko kush luan”, u shpreh se Ermali bën biznes, ndërsa ai vetë humor. Ai krahasoi dhe dy aktoret protagoniste të secilit film, Bleona Qeretin dhe Encë. Të dy replikuan me njëri-tjetrin në rrjete sociale, por mesa duket Ermali e ka hedhur pas krahëve gjithçka. Madje moderatori ka treguar se ka shkuar në kinema për të parë “Falco” dhe për të mbështetur shokun e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775