INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Si bëhën pranimet në universitetet më në zë në botë? [VIDEO]

Publikuar më: 20:07 01-02-2017

Avantazhi i shkollës së mesme në Mbretërinë e Bashkuar është se për dy vitet e fundit në shkollë, ju vetëm përqendroheni në 3 ose 4 lëndë, të cilat i studioni me dëshirë. Për shembull, nëse do studioni në universitet për menaxhim zgjidhni biznes, ekonomi dhe një gjuhë të huaj. Ky intensitet siguron që nxënësit të përparojnë në universitete me një pasion të thellë në lidhje me degën e tyre të zgjedhur.
Studentët duhet të kenë një notë mesatare relativisht të lartë dhe një zotërim të mirë të gjuhës angleze. Më pas ata i nënshtrohen testit të pranimit, i cili përfshin testin e gjuhës Angleze.

Shumica e aplikimeve bëhen online duke paguar një shumë prej £15 (pound). 300,000 studentë ndërkombëtarë nga vende të ndryshme të botës kanë aplikuar nëpërmjet kësaj agjencie për të studiuar në Angli çdo vit. Ka rreth 40 për qind studentë britanikë dhe 60 për qind studentë ndërkombëtarë, të ardhur nga mbi 25 vende të ndryshme. Studentët studiojnë së bashku, duke krijuar miqësi të forta dhe duke mbështetur njëri-tjetrin gjatë studimeve të tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0038440227508545