INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si asnjëherë tjetër, në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës do konkurrojë një FAMILJE, ja për kë bëhet fjalë

Si asnjëherë tjetër, në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës do konkurrojë një FAMILJE, ja për kë bëhet fjalë

Publikuar më: 16:29 13-12-2022

Edicioni i 61-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar po afron. Një nga surprizat e këtij edicioni do të jetë edhe pjesëmarrja e  këngëtares, Albina Kelmendi në këtë festival. E veçanta e paraqitjes së këngëtares pejane do të jetë fakti që ajo do të këndojë bashkë me familjen e saj. “Duje” quhet projekti që do të prezantojë Albina për publikun shqiptar. Albina&Family pritet të elektrizojnë skenën e festivalit të RTSH-së me një superbashkëpunim. Nëse ajo do të arrijë të fitojë kjo do të jetë hera e parë që një familje do të prezantojë Shqipërinë në Eurovision.Pak kohë më parë Albina Kelmendi ishte në qëndër të vëmendjes mediatike edhe për dasmën e saj të bukur, për të cilën shkruajti cdo portal në Shqipëri e Kosovë.

Article Logic
Execution time: 0.0033221244812012