INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shumë zhurmë për asgjë! Çfarë ndodhi në këshillin bashkiak të Tiranës?

Shumë zhurmë për asgjë! Çfarë ndodhi në këshillin bashkiak të Tiranës?

Publikuar më: 16:08 26-04-2018

Shumë zhurmë për asgjë. Kjo mund të shpjegojë të gjithë debatin që përfshiu Këshillin Bashkiak të Tiranës ku u diskutua vendimi për transferimin e pronave publike drejt privatit për ndërtimin e çerdheve dhe shkollave, por që artistët dhe opozita deklaruan se ky vendim prek dhe transferimin e tokës publike të Teatrit Kombëtar. Kryetari i këshillit bashkiak Aldrin Dalipi jo vetëm që hodhi poshtë këtë po vendosi të shtojë si klauzolë në këtë projekt-akt edhe këtë propozim.
Aldrin Dalipi:
“Ky vendim nuk ka të bëjë aspak me truallin e Teatrit Kombëtar. Për t’ju dhënë garanci, meqë situata erdhi në këtë formë, do të shtojmë në projekt-akt dhe këtë propozim. Nga ky vendim përjashtohet trualli i Teatrit Kombëtar. Jeni dakord?”
Por aktorët, të cilët një përfaqësi e tyre morën pjesë në mbledhjen Këshillit Bashkiak nuk përjashtuan dërgimin e çështjes në gjykatë.
Aktorët:
“Do presim çfarë do të ndodhe dhe të shohim për efektet që mund të ketë dhe do të konsultohemi me juristë dhe të vendosim të shkojmë përmes gjykatës apo jo”.
Dalipi thotë se një vendim i tillë nuk mund të kalojë pa u konsultuar, aq më tepër se ai kërkon 3-5 e votave në Këshillin bashkiak, vota përtej mazhorancës që socialistët kanë.
Aldrin dalipi:
“Ku vendim s’ka të bëjë aspak me Teatrin Kombëtar. Ndjej keqardhje për keqinterpretimin e kësaj çështjeje. Ky vendim s’ka lidhje, sepse çdo kontratë që rrjedh nga ky venim kërkon 3 të 5 e votave të këshillit bashkiak, çka është një çelës sigurie për të gjithë”.

Article Logic
Execution time: 0.0037209987640381