INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shumë surpriza! Zbuloni me DETAJE si do jetë dita për 12 shenjat e HOROSKOPIT!

Shumë surpriza! Zbuloni me DETAJE si do jetë dita për 12 shenjat e HOROSKOPIT!

Publikuar më: 10:33 11-11-2019

DASHI

Do të jetë një ditë e veçantë sepse jeni të dashuruar dhe të disponueshëm. Nëntori do të jetë një muaj i rëndësishëm për dashurinë, por ju duhet të lëvizni menjëherë. Ekziston mundësia për të marrë telefonata që në fakt nuk i prisnit.

DEMI

Gjërat shkojnë padyshim më mirë se sa në tre javët e fundit. Fati është në anën tuaj, por ju duhet ta ndihmoni atë duke mos përkeqësuar polemikat me të tjerët. Kini kujdes për shëndetin.

BINJAKET

Periudhë interesante për aktivitetin profesional. Nëse ka vonesa në punë mos u shqetësoni, ndiqni evolucionin e gjërave pa ankth. Dashuria: kushtojini vëmendje tensioneve.

GAFORRJA

Priten ndryshime nëse jeni duke punuar në projekte të filluara në të kaluarën e vonë. Dashuria: histori të reja të mundshme por edhe rikthime të dashurive të dikurshme. Sfera juaj sentimentale parashikohet plot me emocione.

LUANI

Ditë pak përfshirëse në vendin e punës nëse puna juaj është në publik ose po merreni me burokraci. Do të ketë vonesa dhe stërgjatje të panevojshme për të përballuar. Qëndroni të qetë. Nëse keni gjëra të rëndësishme për të bërë, shtyjini ato për në datën 13 nëntor, kur Hëna të jetë pozitive.

VIRGJERESHA

Puna ju dhuron energji dhe risi por ende nuk jeni të bindur në dashuri. Zgjidhni polemikat në familjen tuaj. Jupiteri është i pasigurt, por vetëm deri në fillim të dhjetorit. Marrëdhënie të favorshme me njerëz nga qytetet e tjera duke pasur parasysh Hënën pozitive.

Peshorja

Kushtojini vëmendje shpenzimeve të tepruara. Edhe nëse keni një projekt ambicioz, mos e ekspozoni veten shumë. Yjet janë bujarë edhe në fushën sentimentale por kini kujdes që të mos ushqeni kujtime shumë të vjetra. Bëni kujdes me detyrat që u skadon afati.

AKREPI

Ju duhet të përballeni me kundërshtimin e Hënës dhe java fillon në një mënyrë të ngadalësuar. Shtyni gjërat që ju interesojnë javën tjetër. Tensionet? Mundohuni t’i mbani nën kontroll. Programoni diçka të këndshme për fundjavën.

SHIGJETARI

Jeni të disponueshëm në dashuri. Ka ndryshime pozitive në punë. Qielli sjell lajme të shkëlqyera, veçanërisht nëse jeni të pavarur duke kërkuar hapësira të reja ose më shumë stabilitet. Financat: përmirësoni situatën.

BRICJAPI

Mund të llogarisni mbështetjen e një Hëne shumë të gatshme. Ju mund të zgjidhni çështje të të gjitha llojeve. Personaliteti dhe erotizmi i lartë sjellin lajme të mira në marrëdhënie. Një ditë plot aktivitete në pritje të vitit të ri.

UJORI

Ju jeni pak jashtë formës dhe java nuk fillon aq me avantazh. Shtyjeni diçka për të mërkurën, nëse mundeni. Fati juaj po duket në horizont. Dashuria: takime të reja të mundshme.

PESHQIT

Do të jetë një ditë e këndshme, një prelud i një jave pozitive. Dashuria: gjithçka kthehet pozitive pasi Venusi nga data 26 do të jetë i favorshëm. Nëse doni të provoni një qasje, përfitoni nga ky qiell dashamirës. / meb.al

Article Logic
Execution time: 0.0081648826599121