INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Shumë skandal, katastrofë”! Alketa Vejsiut i shajnë këtë pjesë të trupit, por reagimi i saj është EPIK! [FOTO]

“Shumë skandal, katastrofë”! Alketa Vejsiut i shajnë këtë pjesë të trupit, por reagimi i saj është EPIK! [FOTO]

Publikuar më: 23:09 25-11-2018

Alketa Vejsiu është një ndër moderatoret më të mira shqiptare, shumë e dashur për publikun dhe prej vitesh e kemi parë në televizion të drejtojë emisione të ndryshme. Ajo është shpesh në kontakt me fansat nëpërmjet profilit të saj në Instagram ku ndan foto të ndryshme nga programet, por edhe nga përditshmëria. Në çdo dalje të saj publike, si në ekran ashtu edhe në rrjetet sociale, e kemi parë të kuruar deri në detaje dhe shpesh herë kërkon mendimin e fansave për pamjen e saj.

Së fundmi në një prej fotove të postuara në Instagram, një nga ndjekësit i ka vënë në dukje këmbët e saj me “defekt” dhe moderatorja, s’vonoi t’ja kthente në mënyrën më motivuese të mundshme.

“Jam shumë krenare për to se kam qenë ‘Beni ecën vetë’ kur shumë të tjerë s’ishin ngritur në këmbë ende. Ndaj, janë si janë, janë aleatet e mia më të mira në një rrugëtim të gjatë, por të mrekullueshëm. Kanë shkelur rrugë me gunga, pa asfalt, kanë ngjitur e zbritur shkallë. Vazhdojnë të pedalojnë në biçikletë drejt ëndrrash të reja...Faleminderit për vërejtjen, por s’i ndërroj dot. (Dhe nëse do të dish të vërtetën, më pëlqejnë shumë kur i shoh në pasqyrë!)”- shkruan Alketa dhe s’mund t’i jepte përgjigje më të mirë se kjo.

ketadsgh.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003737211227417