INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtypi me furgon prostitutën 22-vjeçare, arrestohet shqiptari

Shtypi me furgon prostitutën 22-vjeçare, arrestohet shqiptari

Publikuar më: 13:19 12-10-2018

E aksidentuar nga një furgon që kaloi mbi trupin e saj, një 22-vjeçare shqiptare e cila ushtronte prostitucion përfundoi në një spital në gjendje shumë të rëndë. Dy muaj pas tentativës së vrasjes që ndodhi në natën e 27 korrikut në Torino, policia arrestoi shqiptarin Eduard Demirin.  23-vjeçari rezultoi se ishte pronari i furgonit, vjedhja e të cilit ishte raportuar. Mjeti u gjet në Padova. Nga hetimi i policisë doli se vajza, e cila i kishte kthyer shpinën mjetit dhe kishte nisur të largohej u shtyp me dashje nga autori. Furgoni, me targa rumune, kishte marrë drejtimin e gabuar në Via Foà dhe, pasi e kishte goditur vajzën duke e rrëzuar përtokë  i kishte kaluar përsipër  duke i shkaktuar trauma të shumta dhe fraktura. Sistemi i Identifikimit Automatik të Imazheve Shkencore ndihmoi në identifikimin e të riut shqiptar.

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658