INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtyhet mbledhja e komisionit të reformës në drejtësi

Shtyhet mbledhja e komisionit të reformës në drejtësi

Publikuar më: 16:30 22-08-2016

Komisioni i Posaçëm për reformën në drejtësi do të mblidhet nesër në mëngjes. Burimet mediatike kanë bërë të ditur se mbledhja e planifikuar për sot në orën 18:00 do të zhvillohet nesër në orën 10:00.
Maxhoranca dhe opozita kanë zbuluar dhe arsyen se përse u vendos shtuyrja e mbledhjes së komisionit. Burimet mediatike nga PS e PD thonë se nuk kanë marrë ende draftin me vërejtjet e EURALIUS dhe OPDAT për ligjin e rivlerësimit të gjyqarëve dhe prokurorëve, çka është bërë shkak për shtyrjen e mbledhjes.
Anëtarët e Komisionit do të diskutojnë veç ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve edhe për ligjin e organizimit të gjyqësorit dhe Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion.
Ndërkohë, nesër pasdite në orën 18:00, Kryetari i Kuvendit ka kërkuar mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të grupeve parlamentare për caktimin e një date për mbledhjen e Kuvendit ku pritet të miratohen 3 nga 7 ligjet që shoqërojnë ndryshimet kushtetuese të reformës në drejtësi.

Article Logic
Execution time: 0.0017359256744385