INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtohen trashëgimtarët e Prince, njihuni me dy të rinjtë [FOTO]

Shtohen trashëgimtarët e Prince, njihuni me dy të rinjtë [FOTO]

Publikuar më: 11:00 07-06-2016

Sa vjen e shtohet numri i trashëgimtarëve të Prince.

Sipas një dokumenti të dorëzuar në gjykatë rreth çështjes, të gjetur nga TMZ, Norman Yates Carthens pretendon se është adoptuar nga Prince, madje pretendon gjithashtu se ky i fundit ka lënë një testament që do t'i kalonte atij 7 milionë dollarë nga pasuria.

Ndërkohë nga ana tjetër një grua e quajtur Regina Sorenson ka ngritur në gjykatë pretendimin se është e motra e këngëtarit të ndjerë, duke qenë se kanë të njëjtin baba. Regina ka dëshmuar se ekziston një testament, dhe është e gatshme të bëjë testin e ADN-së për të qenë pjesë e tij. Ironike se si kaq shumë njerëz po e konsiderojnë veten familjarë të Prince që pas vdekjes, ndërkohë që kujtojmë se ai u nda nga jeta në shtëpinë e tij në Minesota, i vetëm!

Article Logic
Execution time: 0.0036420822143555