INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtohen “burokracitë” për punonjësit. Raport për aftësi në punë çdo tre muaj....

Shtohen “burokracitë” për punonjësit. Raport për aftësi në punë çdo tre muaj....

Publikuar më: 10:14 09-09-2016

Rregullorja e pajisjes së punonjëve me raportin e aftësisë për punë ka ndryshuar, në lidhje me kohëzgjatjen e saj. Tani punonjësit duhet ta dorëzojnë çdo tre muaj, nga një herë në 6 muaj që ka qënë më parë.
Sipas Monitor Kodi i Punës, përcakton se ky raport duhet të dorëzohet çdo 6- muaj, kohë e cila mund të ndryshojë në varësi të rrezikshmërisë që paraqet vendi i punës.
Po në rregulloren e miratuar nga qeveria së fundmi thuhet se: “Raporti mjekoligjor për vërtetimin e aftësisë në punë të punëmarrësit dorëzohet në momentin e punësimit dhe ka një vlefshmëri 3-mujore nga data e lëshimit të tij.
Ndërsa ekspertët sqarojnë se ky ndryshim duhet të reflektohet edhe në Kodin e Punës të ndryshuar dhe që ka hyrë në fuqi në datë 22 qershor të këtij viti.
Në të përcaktohen edhe rregullat se kur dhe si duhet të kryhet kontrolli nga mjeku profesional në punë.
Por, vendimi përcakton edhe periudhë prej 1 viti, që do t’i lihet në dispozicion punëdhënësit për të bërë ndryshimet e kërkuara: “Të gjithë punëdhënësit, brenda një periudhe deri në një vit nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, sigurojnë zbatimin e rregullave e të procedurave për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore profesionale, në varësi të kushteve të punës që do të kryejë punëmarrësi, si dhe kontrollin mjekësor të pranimit në punë dhe atë periodik të punëmarrësve, në përputhje me dispozitat e këtij vendimi”.
Rregullorja përcakton edhe sesi duhet të veprohet në rast se një person punon në dy punë: “Punëdhënësi, tek i cili punëmarrësi është në një punë të dytë, do të pranojë një kopje të raportit të kontrollit shëndetësor të vizitës mjekësore profesionale të kryer në punësimin parësor, të miratuar nga punëdhënësi si një vërtetim i përshtatjes së punëmarrësit me punën që do të kryhet, nëse faktorët e riskut specifik të mjedisit të punës dhe kushtet e punës janë të njëjtat si në punësimin parësor të punëmarrësit”.

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666