INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtiret si princeshë, mënyra e ëmbël sesi një vajzë grabit 1.6 milionë euro bizhuteri

Shtiret si princeshë, mënyra e ëmbël sesi një vajzë grabit 1.6 milionë euro bizhuteri

Publikuar më: 16:11 02-08-2019

Një grua arriti të vjedh 1.6 milionë euro bizhuteri në një dyqan luksoz në Paris.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ishte mënyra sesi ajo arriti të kryente grabitjen, duke u hequr si një princeshë e pasur e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ajo la mënjëanë disa stoli të futura në kuti duke i siguruar shitësit se do të paguante faturën të nesërmen.

Por ajo nuk u kthye më dhe të nesërmen shitësit panë se në kutinë që ajo kishte lënë për siguri kishte vetëm çokollata.

Tashmë ngjarja ka kaluar në duart e policisë për të zbuluar dhe gjetur hajduten princeshë.

Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824