INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtatzënia e ka detyruar Sara Hoxhën të ndjekë vetëm këtë TREND dhe nuk i vëmë faj! [FOTO]

Shtatzënia e ka detyruar Sara Hoxhën të ndjekë vetëm këtë TREND dhe nuk i vëmë faj! [FOTO]

Publikuar më: 15:50 23-08-2019

Vetëm pak kohë më parë, Sara Hoxha dha lajmin e bukur se është sërish në pritje të ëmbël. Mes kujdesjes për London dhe bebit që do të vijë, ajo gjen shpesh kohë për të ndarë këshilla në Instagram për nënat e reja. Më herët, ajo sugjeroi disa libra për nënat shtatzënë, ndërsa këtë herë na zbuloi pak më shumë nga ajo që po kalon. Sigurisht që tashmë Sara është shumë e kujdesshme për sa i përket veshjeve të saj ku me siguri ka eleminuar rrobat e ngushta dhe takat, por kjo nuk do të thotë që ajo s’mund ta kurojë veten.

Mirëpo trendi i vetëm që po ndjek Sara gjatë shtatzënisë së saj është pikërisht rregullimi i thonjve.

“I vetmi trend që unë mund të ndjek sa jam shtatzënë, janë thonjtë.”, shkroi ajo në një postim të publikuar në instastory.

alma.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037550926208496