INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një mbështetëse e Trump: Publikohen mesazhet agresive të shqiptares që sulmoi dy muslimanet në Brooklyn!

Një mbështetëse e Trump: Publikohen mesazhet agresive të shqiptares që sulmoi dy muslimanet në Brooklyn!

Publikuar më: 12:19 12-09-2016

Një grua në New York ka sulmuar dy gra muslimane dhe fëmijtë e tyre të vegjël në një incident që akuzuesit e cilësuan si krim urrejtjeje.

Emirjeta Xhelili, 32 vjeçare, iu afrua dy grave në Brooklyn të New York dhe i sulmoi. Ato mbanin perçe dhe po shtynin karrocat e dy fëmijëve, respektivisht 11 dhe 15 muajsh kur u bënë pre e sulmit të shqiptares. Policia tregon se Xhelili u përpoq të griste perçet e tyre dhe më pas i goditi ato në fytyrë, si dhe shtyu njërën nga karrocat ndërsa tjetrën e rrëzoi. Ajo thërriti me ulërimë fjalët “Shporruni nga Amerika kur*a!” dhe “Kjo është Amerika – Ju nuk duhet të jeni ndryshe nga ne”. Dy gratë nuk pësuan lëndime serioze, ndërsa Xhelili u arrestua nga policia, ndërsa tani përballet me akuzat për sulm, venie në rrezik të fëmijëve si dhe ngacmim publik. Nga ana tjetër Këshilli i Marrëdhënieve Islamike nxorri një deklaratë ku kërkoi Prokurorinë të trajtojë incidentin me seriozitetin e duhur si dhe inkurajoi grupet islamike që të rrisin kujdesin ndaj këtyre rreziqeve, veçanërisht përgjatë 11 shtatorit.

Por kjo duket se nuk është gjithçka në këtë histori, dhe as hera e parë që Xhelili shfaqte tone urrjetjeje ndaj muslimanëve. Shqiptarja 32 vjeçare mësohet se është mbështetëse e Trump dhe ka publikuar edhe statuse mjaft agresive, ndër të cilat:

“Amerika është Arka e Noes dhe Trump do të fitojë”

“Jeni me fat se keni ende pak kohë, sepse ditët i keni të numëruara”

Emirjeta Xhelili duhet të paguajë 50 mijë dollarë për të dalë nga burgu, ku mbahet nga policia.

Article Logic
Execution time: 0.0034770965576172