INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqiptarja rrëfen momentet e tmerrit nga sulmi i Barcelonës, bashkë me foshnjën e saj… [VIDEO]

Publikuar më: 10:06 18-08-2017

Ka tronditur mbarë botën akti terrorist mbrëmjen e djeshme në qytetin e Barcelonës, Spanjë, ku një furgon u fut në mes të turmës, duke shkaktuar vdekjen e 13 personave dhe plagosjen e shume të tjerëve. Sikur të mos mjaftonte kjo, pak pas mesnatës, në një tjetër vend të Spanjës policia arriti të parandalojë një tjetër tragjedi, duke eliminuar 5 terroristë të pajisur me eksploziv, të cilët ishin gati për të sulmuar.

Duket se mes të pranishmëve në ngjarje, të cilët kanë arritur t’i shpëtojnë sulmeve, ka qenë edhe një grua shqiptare, bashkë me fëmijën e saj.

Sipas asaj që raporton ‘Balkanweb’, bëhet fjalë për Romina Dervishin, e cila në profilin e saj privat në Facebook ka shpërndarë përjetimet dhe videot nga vendi i ngjarjes, shumë pak pas sulmit.

Dervishi ka qenë në “Las Ramblas” dhe kanë qenë 30 sekondat që i kanë shpëtuar jetën, pasi së bashku me foshnjën janë future në një dyqan.

“Kam shpëtuar për 30 sekonda. Mos të kishim hyrë në dyqan, kisha vdekur me gjithë gocën 1 muajshe!”, – shkruan ajo, duke përshkruar kështu një situatë terrori, që muaj pas muajsh ka goditur shumë qytete të mëdha europiane.

Article Logic
Execution time: 0.0025501251220703