INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptari vret veten një ditë para se familjen ta deportonin nga Gjermania

Shqiptari vret veten një ditë para se familjen ta deportonin nga Gjermania

Publikuar më: 11:21 05-09-2018

Një shqiptar i dha fund jetës duke u hedhur nga një urë pasi Gjermania kishte firmosur deportimin e tij dhe të familjes. Bashkia kishte ofruar biletat e avionit për 4 pjesëtarët e familjes nga Shqipëria dhe të martën (4 shtator) ai duhej të kthehej në Shqipëri së bashku me gruan e tij dhe djalin e vogël. Vetëm vajza e madhe ishte lejuar të qëndronte. Por Berat Jasani (emri i ndryshuar) nuk ka pranuar idenë e deportimit dhe natën e së hënës , 42-vjeçari është hedhur nga ura Almeloer, shkruan gazeta e Iserlohn-it në Gjermani, IKZ. Vajza ishte trajnuar si infermiere ndaj lejohej të qëndronte në Gjermani. Familja kishte ardhur në Gjermani në korrik 2015, trajnimi i vajzës si një infermiere bëri të mundur qëndrimin ligjor nga i ashtuquajturi rregull "3 + 2". Ajo nuk ka përfunduar ende praktikën, por mosha e saj madhore ka hequr mundësinë që familja e saj të përfitonte nga ligji. Nëna vuan nga probleme psikologjike dhe vajza aktualisht po kujdeset për të dhe vëllanë e saj. Ajo thotë se nëna nuk mund ta trajtojë sëmundjen e saj në Shqipëri", thotë Sylvia Olbrich, organizata që ofron ndihmë për refugjatët.
Punëdhënësi vlerëson ndjenjën e detyrës te Berat Jasani
Pse e ndërmori këtë veprim Berat Jasani? Në një mesazh të kohëve të fundit të shkruar në WhatsApp për familjen e tij, shqiptari tregon se ndjen zhgënjimin dhe poshtërimin. Në fund të fundit, ai bëri pikërisht atë që pritej shoqëria gjermane: mësoi gjuhën dhe punoi për ti siguruar një jetesë më të mirë familjes së tij. Ish-shefi i tij, i cili nuk dëshiron të identifikohet, e përshkruan Berat Jasanin si një punonjës të përkushtuar. Ai ishte i përpiktë dhe i përkushtuar, konsumatorët ishin shumë të kënaqur me punën e 42-vjeçarit. "Ne patëm kontakt të fundit javën e kaluar. Ai na informoi se kërkesa e tij për të qëndruar nuk ishte marrë parasysh"thotë CEO i kompanisë. Pa emigrantët, kompania do ta kishte të vështirë të plotësonte kërkesën për punë, thekson ai. Berat Jasani bashkëpunoi me autoritetet dhe u pajtua që "vullnetarisht" të largohet në vend për të shmangur një zbatim të dhunshëm të urdhrit të dëbimit.
Sylvia Olbrich është i bindur se shqiptari ishte veçanërisht i shqetësuar për mirëqenien e familjes së tij: "Që nga fillimi synimi i tij ka qenë që fëmijët e tij të arsimohen dhe të bëhen të aftë profesionalisht. Deri në fund ai ishte duke kërkuar mundësitë që familja e tij të qëndronte në Gjermani, kërkonte një shans për të birin e tij të vogël”-thotë ajo. Në këtë kontekst, e sheh e bija vendimin përfundimtar të babait të saj. Një akt të dëshpëruar me shpresë se në këtë mënyrë do ti ofronte një perspektivë-qëndrimi familjes.
Sylvia Olbrich bën thirrje për një rishqyrtim të vendimit nga ana e autoriteteve . "Në zyrën e emigracionit të qytetit të Iserlohn, emigrantët trajtohen vazhdimisht me vrazhdësi", thotë ajo. "Ajo që ka ndodhur duhet të jetë shtysë për një proces konstruktiv. Ne do të donim të diskutonim situatën aktuale me kryetarin e Bashkisë"-deklaron Olbrich. Organizata e ndihmës së refugjatëve paralajmëron mbajtjen e një proteste-homazh.

Article Logic
Execution time: 0.0037479400634766