INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptari rreh për vdekje të dënuarin në burgun grek…

Shqiptari rreh për vdekje të dënuarin në burgun grek…

Publikuar më: 13:32 12-04-2019
Në burgun Trikalas në Greqi ka ndodhur një përleshje mes një të dënuari shqiptar dhe grek.
Mediat greke raportojnë se shqiptari është 55 vjeç, ndërsa viktima është një 66 vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri mes dy palëve, ku shqiptari e ka goditur të dënuarin tjetër duke e rrëzuar në tokë. 66 vjeçari, për shkak të plagëve të marra në kokë nuk ka mundur të mbijetojë.
Ata janë mbajtur për rreth një javë në të njëjtën zonë dhe ishin nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga autoritetet e burgut. Shqiptari ishte i dënuar me 8 muaj burg për hyrje të paligjshme në Greqi ndërsa, viktima ishte dënuar me 12 muaj burg për lëndë narkotike.
Article Logic
Execution time: 0.0036311149597168