Një lajm i rëndë vjen nga Greqia, ku një 60 vjeçar shqiptar ka humbur jetën gjatë ndërtimeve të stadiumit të ekipit AEK në Athinë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë pasdite të së mërkurës, ku sipas mediave greke, shqiptari ishte duke punuar në një skelë, por ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar, duke humbur jetën.
Identiteti i tij nuk është bërë ende i njohur. Ndërkohë klubi menjëherë ka shprehur ngushëllimet dhe u zotua se do mbështesë ekonomikisht familjen e të ndjerit.
Gjithashtu në faqen zyrtare në Facebook ata kanë vendosur një fioto nga stadium gjatë punimeve duke e shoqëruar me shenjën e zisë.








22 Feb 2026 





