INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët të varfër, BSH: Dhe ata që nuk kanë para nuk e njohin kursimin

Shqiptarët të varfër, BSH: Dhe ata që nuk kanë para nuk e njohin kursimin

Publikuar më: 17:21 08-06-2019

Shqiptarët e jetojnë çdo ditë si të jetë e fundit. Sipas Bankës së Shqipërisë 38% e shqiptarëve shpenzojnë pa menduar të nesërmen.

Në bazë të një studimi ku u testuan njohuritë financiare të shqiptarëve , BSH tregon se gati 42% e të intervistuarve janë dakord ose plotësisht dakord me pohimin “Paratë janë bërë për t’u harxhuar”, kundrejt 36% të njerëzve që shprehen kundër këtij pohimi.

Ndërkohë vetëm 16% e individëve ishin dakord me pohimin ''Jam i gatshëm t’i shpenzoj paratë në moment ,sesa ti ruaj ato për të ardhmen'', kundrejt 67% të cilët ishin kundër.

Gjithashtu vetëm 22% e individëve ishin dakord me pohimin “Jam i/e prirur të jetoj momentin, pa u shqetësuar shumë për të nesërmen”, kundrejt 61%, të cilët priren të shqetësohen më tepër për të ardhmen.

Rezultatet e përftuara mbi tri pohimet që synojnë të matin qëndrimet financiare të të intervistuarve, analizuar sipas karakteristikave demogra-fike apo nivelit të njohurive financiare, tregojnë se ky i fundit është në marrëdhënie të zhdrejtë me prirjen për t’i harxhuar.

Gjithashtu, në përgjithësi, të intervistuarit femra, individët e moshës 35-59 vjeç, banorët e zonave urbane si dhe ata me nivel të lartë të ardhurash familjare janë më të kujdesshëm ndaj shpenzimit të parasë dhe më të prirur për t’u shqetësuar për të ardhmen.

Article Logic
Execution time: 0.0032498836517334