INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët rrisin me 94 % shpenzimet  për të studiuar jashtë vendit  [FOTO]

Shqiptarët rrisin me 94 % shpenzimet për të studiuar jashtë vendit [FOTO]

Publikuar më: 12:08 30-08-2017

Nga viti në vit po rritet më shumë interesi i studentëve shqiptarë për të studiuar jashtë vendit.

Përgjatë këtyre 3 viteve shpenzimet për të studiuar jashtë janë rritur më 94%.

Sipas Kombeve të Bashkuara përgjatë vitit 2015 zëri i shpenzimeve për edukim kapi shifrat e 10.6 milionë dollarë, ndërsa në vitin 2013 ky zë ishte rreth 5.5 milionë dollarë.

Siç duket qartë dhe nga shifrat interesi i studenteve shqiptarë për të studiuar jashtë vendit po rritet çdo vit e më shumë.

Sipas specialistëve arsyet që i shtyjnë këta të rinj për të marrë një formim jashtë janë reformat që u ndërmorën në arsim.

Si mbyllja e disa universiteteve privatë, rritja e tarifave të arsimit në shumicën e degëve në të gjithë vendin.

Por përveç këtyre një ndikim të madh ka pasur dhe informimi gjithmonë e më i madh i studenteve për mundësit e studimit që kanë jashtë vendit.

Por studentet shqiptarë nuk janë më të vetmit që po braktisin universitetet shqiptarë, por dhe studentet nga trojet e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi po shënojnë një rënie interesi për të ardhur në Shqipëri duke reflektuar kështu dhe në të ardhura, konkretesh shihet një rënie me 26%.

shkolla.png

shkollaaa.png

Article Logic
Execution time: 0.0038001537322998