INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët nuk kanë para për shëndetësinë, 1 në 4 persona nuk shkon në spital

Shqiptarët nuk kanë para për shëndetësinë, 1 në 4 persona nuk shkon në spital

Publikuar më: 12:27 25-12-2018

Shqipëria është ende larg plotësimit të angazhimeve për të garantuar qasjen në shëndetësi të popullsisë. Organizata botërore e shëndetësisë ka përcaktuar vitin 2030 si afatin limit që çdo shtet të garantojë që 100% e popullsisë të ketë qasje në shëndetësi. Por edhe pse ka mbetur rreth një dekadë, vendi ynë është larg kësaj shifre. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, aktualisht në vendin tonë vetëm 62% e popullsisë garanton shërbimin shëndetësor. E përkthyer në shifra rezulton se 1 në 4 persona nuk mund të garantojë shërbimin shëndetësor, e kjo për shkak të kostos së lartë financiare. Sipas një studimi të BB, rreth 23 mijë shqiptarë janë në vështirësi financiare për të përballuar kujdesin kirurgjik. Sipas studimit më të fundit të Bankës Botërore, për pacientët shqiptarë, kirurgjia mund të jetë shumë e shtrenjtë, e papërballueshme për 0.8% të tyre, si dhe me pasoja të mëdha financiare më pas, edhe në rast se arrijnë ta kenë atë.

Por kjo situatë nuk paraqitet e vështirë vetëm për vendin tonë. Aksesi në shërbimet shëndetësore shfaqet i vështirë në mbarë botën. banka Botërore , në një studim të saj thotë se gjysma e popullsisë së botës ende nuk mund të hyjë në shërbimet e nevojshme shëndetësore dhe 100 milionë njerëz jetojnë në varfëri ekstreme çdo vit për shkak të shpenzimeve shëndetësore.
Kostoja e kujdesit shëndetësor është një barrë e madhe financiare për familjet. Rreth 800 milionë njerëz shpenzojnë së paku 10 për qind të buxhetit të familjeve të tyre për të paguar për kujdesin shëndetësor, shpesh duke i detyruar ata të zgjedhin mes shëndetit të tyre dhe nevojave të tjera për familjen e tyre, siç janë ushqimi, taksat shkollore apo transporti.

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666