INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët nuk janë vetëm në përballimin e pasojave nga tërmetet, ja mesazhi që vjen nga Presidenti i PE

Shqiptarët nuk janë vetëm në përballimin e pasojave nga tërmetet, ja mesazhi që vjen nga Presidenti i PE

Publikuar më: 12:18 23-09-2019

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në Shqipëri pas një sërë tërmetesh të rënë në këto tre ditët e fundit. Në shenjë solidarizimi me shqiptarët, Sassoli shkruan në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter” se Evropa është e gatshme të ndihmojë në rikonstruksioin e ndërtesave që janë dëmtuar.

“Në këto orë të vështira, ne qëndrojmë me qytetarët shqiptarë. Mendimet tona janë te ata që janë plagosur apo kanë humbur shtëpitë. Evropa është gati të ndihmojë në rimëkëmbjet dhe rikonstruksionet”, shkruan presidenti i PE-së.
Mesazhe mbështetëse dhe ndihma janë ofruar për Shqipërinë edhe nga institucionet e tjera të BE-së, si dhe nga disa shtete evropiane.
Tri tërmete të fuqishme tronditën vendin pasiten e së shtunës, mes të cilëve njëri ka qenë me magnitudë 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë, i lokalizuar 30 km në veri të qytetit të Durrësit. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, ky është tërmeti më i forti i shënuar në vend në harkun e 20-30 vjetëve të fundit.
Si pasojë e lëkundjeve sizmike, të paktën 105 persona mbetën të lënduar, si edhe u shënuan dëme të shumta materiale. Tërmetet vijuan edhe përgjatë ditës së djeshme, por me një intensitet gjithnjë e në ulje.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040519237518311