INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët në krizë, blejnë bukën me listë. Anketim i IN Tv, 30% e qytetarëve marrin borxhe[VIDEO]

Shqiptarët në krizë, blejnë bukën me listë. Anketim i IN Tv, 30% e qytetarëve marrin borxhe[VIDEO]

Publikuar më: 14:18 08-10-2018

Niveli ekonomik i familjeve shqiptare ka rënë dhe në jo pak raste marrja e borxhit është kthyer në fenomen të zakonshëm për blerjen e artikujve të konsumit. Nga një anketim i thjeshtë i IN Tv 30 % e banorëve pohojnë se kanë marrë edhe me listë, pasi të ardhurat i kanë të pamjaftueshme e një pjesë tjetër pohon se e mbyllin muajin me shumë vështirësi.
Pensionistët janë ata që e kanë më të vështirë blerjen e produkteve ushqimore dhe ilaçeve, ndërsa blerja e veshëmbathjeve të reja apo orendive shtëpiake do të konsiderohej luks për ta.
Por, nuk janë vetëm borxhet që marrin banorët për të përballuar jetesën e përditshme tek të afërmit apo në pikat e tregëtimit. Të shumtë janë dhe ata që kanë marrë kredi konsumatare në pamundësi të përballimit të jetesës.

Article Logic
Execution time: 0.0039119720458984