INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët më të varfërit në Ballkan, Jaka në IN TV: Paguhemi keq, është eleminuar shtresa e mesme [VIDEO]

Shqiptarët më të varfërit në Ballkan, Jaka në IN TV: Paguhemi keq, është eleminuar shtresa e mesme [VIDEO]

Publikuar më: 17:10 27-11-2018

Shqiptarët më pak të paguarit në Ballkan. Kështu deklaroi në studion e emisionit “KafeIN”, kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka. 

“Kemi pagat më të ulëta në Ballkan. Pra, nuk flasim pagat më të ulëta në Europë. Dhe jo vetëm që kemi pagat më të ulta por ne akoma nuk po hartojmë një strategji të qartë se ku duhet të kemi pritshmëritë tona, si qeveri në radhë të parë dhe si duhet ta stimulojmë iniciativën e lirë dhe punësimin”, tha Jaka.


Në fakt kjo ka ndikuar drejtpërdrejt edhe tek shtresa e mesme. Nikolin Jaka konstaton se për shkak të reformave të gabuara të qeverisë është asgjesuar shtesa e mesme. “Ne kemi problem me formalizimin, ne kemi problem me rimbursimin e TVSH-së. Ne kemi problem me hartimin e një platforme të qartë për krijimin e shtresës së masme. Në një vend që është në proces zhvillimi ti nuk ke një shtresë të mesme që mund ta qujam pa e ekzagjeruar fare amortizatori më i mirë i një ekonomie në zhvillim”, theksoi zoti Jaka.


Kreu i Dhomës së Tregtisë drejton gishtin e përgjegjësisë për situatën ekonomike në vend nga politika, e cila sipas tij, uzurpon çdo të drejtë përfitimi. “Jo vetëm që klasa politike nuk është në shërbim të sipërmarrjes së qytetarit por qëllimi dhe objektivi i saj i vetëm është uzurpimi i çdo të drejte, uzurpimi i çdo përfitimi nëpërmjet pushtetit që merret me metodat klasike që është metoda e riciklimit”, thotë ai.


Jaka rendit sektorin e ndërtimit si më të diskriminuarin ndërsa atë të turizimit si më informalin.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038769245147705