INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët lënë shtetësinë, por rritet numri i të huajve që vijnë për të qëndruar në Shqipëri

Shqiptarët lënë shtetësinë, por rritet numri i të huajve që vijnë për të qëndruar në Shqipëri

Publikuar më: 10:28 23-08-2018

Gjithnjë e më shumë shqiptarë po lënë shtetësinë, po një fakt interesant është se disa shtetas të huaj kërkojnë leje qëndrimi në vendin tonë. Afërsisht gjysma e të huajve që qëndrojnë në Shqipëri vijnë për arsye punësimi, ndërsa pjesa tjetër për bashkim familjar, studime apo arsye humanitare. Të huajt vitin e kaluar përbënin afërsisht 0.4% të popullsisë rezidente në Shqipëri, ku numrin më të lartë të aplikimeve për leje qëndrimi, e kryesojnë shtetasit iranianë. Në dy vitet e fundit, kanë marrë leje qëndrimi në Shqipëri mbi 4 mijë shtetas nga ky vend. Sigurisht që nuk bëhet fjalë për një valë të mirëfilltë emigracioni, por kryesisht për një komunitet disidentësh të regjimit iranian, të cilët Shqipëria ka pranuar t’i strehojë përmes një marrëveshjeje me SHBA. Pas iranianëve, numri më i madh i shtetasve të huaj që aplikuan për leje qëndrimi vitin e kaluar ishin italianë, kosovarë dhe turq. Vitin e kaluar, aplikimet për leje qëndrimi ishin më shumë se 9 mijë. Ndërkohë, numri total i të huajve që qëndrojnë në Shqipëri me leje qëndrimi ka arritur në afro 13 mijë, niveli më i lartë i dekadës së fundit. Ndërsa anketimet tregojnë një prirje të lartë të shqiptarëve për t’u larguar nga vendi i tyre, shifrat e të huajve që vijnë për të qëndruar në Shqipëri janë në rritje. Sa i përket individëve që hoqën doorë nga shtetësia shqiptare, sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, vitin e kaluar ishin 651 individë me një rritje prej afro 33% krahasuar me një vit më parë.

Article Logic
Execution time: 0.0037028789520264