INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët dhe serbët, të pasionuar pas euros

Shqiptarët dhe serbët, të pasionuar pas euros

Publikuar më: 09:23 29-07-2018

Banka Qendrore Europiane renditi serbët dhe shqiptarët si më të pasionuarit në Rajonin e Ballkanit për përdorimin e euros. Sipas të dhënave që i përkasin vitit 2017, serbët mbajtën në monedhën euro 64.2 për qind të kursimeve të tyre në banka, teksa shqiptarët u renditën të dytët duke mbajtur 43.2 për qind të kursimeve totale në valutën euro. Euro shihet të jetë më pak dominante në kursimet e maqedonasve (36.6%), boshnjakëve (35.3%) dhe turqve (16.25). Siç shihet nga të dhënat turqit preferojnë më pak përdorimin e euros në rajonin tonë pasi vijojnë të kenë të orientuar pjesën më të madhe të tregtisë dhe shërbimeve në dollarin amerikan. Edhe pse interesat për kursimet në monedhën e përbashkët janë më të ulta se në monedhën kombëtare, Shqiptarët vijojnë të ruajnë kursimet në euro, tregues i mosbesimit në monedhën kombëtare.

Por sipas të dhënave të BQE euro vijon të jetë prezente në vendet jashtë zonës së euros më shumë në sektorin e tregtisë, importeve dhe eksporteve se sa në kursime dhe depozita. BQE parashikon se prezenca e euros në shërbimet bankare do të vijë në ulje në vijim për shkak të angazhimeve që kanë marrë vendet jashtë BE për të përdorur monedhat e tyre kombëtare. Shqipëria është bërë pjesë e këtij procesi teksa muajin e kaluar kanë hyrë në fuqi disa masa që inkurajojnë përdorimin e euros nga bankat, pasi Banka e Shqipërisë ka rritur kostot për rezervat dhe euro dhe ka ulur ato për lekun. Në rang global euro mbeti monedha e dytë më e fuqishme pas dollarit amerikan. Në tremujorin e fundit të 2017 dollari amerikan zuri 62 % të këmbimeve ndërkombëtarë, euro 20 %, valuta kineze renminbi 1.2 % dhe yehni japonez 4.9%.

tabela_per_eurot.png

Marrë nga: Monitor

Article Logic
Execution time: 0.0029780864715576