INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptaren bukuroshe s’e pranojnë në Itali e kthejnë në aeroport, arsyeja do t'ju çudisë

Shqiptaren bukuroshe s’e pranojnë në Itali e kthejnë në aeroport, arsyeja do t'ju çudisë

Publikuar më: 15:20 17-01-2017

Policia italiane ka kthyer mbrapsht një shqiptare 20-vjeçare, sapo zbriti në aeroportin e Peruxhias.

Mediat italiane raportojnë se shqiptarja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, nuk kishte me vete asgjë që të justifikonte qëndrimin në Itali, as hotel të prenotuar.

Policia e kaloi në një kontroll të imtësishëm dhe gjatë dëshmisë në polici vajza deklaroi se kishte ardhur për të kaluar disa kohë si turiste e ftuar nga i fejuari i saj.

“Më pret i fejuari, edhe ai shqiptar”- ka thënë ajo.

Por policia nuk është bindur dhe e ka dëbuar, duke e nisur me avion po drejt Shqipërisë.

Sipas policisë, dyshimet më të mundshme ishin që vajza vinte periodikisht në Itali për prostitucion.

Article Logic
Execution time: 0.0033919811248779