INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipërisë i ikën truri dhe nuk ka ndërmend t'i kthehet

Shqipërisë i ikën truri dhe nuk ka ndërmend t'i kthehet

Publikuar më: 18:20 14-10-2018

“Shqipërisë i ka ikur truri” në këtë përfundim ka arritur një studim i realizuar së fundmi nga PNUD Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara.

Por ajo çka është edhe më e frikshme është fakti se vendi ynë kryeson listën botërore për potencialet e larta të migrimit dhe renditet në mesin e 15 vendeve për emigracionin e lartë të personave të arsimuar dhe me grada shkencore.

E për më tepër sondazhi i kryer tregoi se shumica e diasporës shkencore shqiptare nuk dëshiron të kthehet.

Në sondazh morën pjesë 720 doktorantë, PHD dhe 303 studentë që jetojnë jashtë vendit.

Shumica e të anketuarve thanë se ata mendojnë se janë integruar mirë në vendin pritës, i cili siguron komoditet dhe sigurimin e jetës dhe mundësi më të mira për karrierë. Përveç kësaj, fëmijët ndjekin shkolla cilësore, jeta shoqërore dhe kulturore është e pasur, kujdesi shëndetësor dhe arsimi janë të një cilësie të mirë, etj.

I frikshëm mbetet fakti se edhe për ata doktorantë që duan të kthehen për të kontribuar në universitetet shqiptare u është mbyllur dera.Studimi nënvizoi se Shqipëria është ndoshta i vetmi vend në Europë në këto dekadat e fundit që është vënë nën presionin e vazhdueshëm të emigracionit të lartë.

Në vitin 2010 dhe 2011, u gjet se rreth 31.3% e popullatës shqiptare me arsim të lartë ishte në emigracion. Ikja e njerëzve me arsim të lartë është një problem i brendshëm i vendeve ku mungon ekonomia e shkallës dhe tregu i punës nuk paraqet potencial.

Sipas të dhënave të OECD-së, emigrimi i shqiptarëve të arsimuar në vitin 2010 dhe 2011 është rritur me 223% krahasuar me vitin 2000 dhe 2001. Dhe kjo rritje ishte më e madhe se emigrimi për pjesë të tjera të popullatës me arsim të mesëm dhe të ulët.

Article Logic
Execution time: 0.0020558834075928