INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria vendi më i uritur në Europë. Renditja më keq se në vitin 2000

Shqipëria vendi më i uritur në Europë. Renditja më keq se në vitin 2000

Publikuar më: 14:16 15-10-2018

Shqipëria ka humbur ndjeshëm pozicione në indeksin global të urisë, që publikohet çdo vit. Në raportin e këtij viti, Shqipëria renditet e 53-ta në botë, ndër 119-të shtete, ndërkohë që një vit më parë mbante vendin e 48-të, ndër po aq shtete. Përkeqësim ka edhe në pikëzim, çka do të thotë se, rënia e Shqipërisë në këtë renditje është përkeqësim në vendin tonë. Madje, ky është niveli më i ulët historik. Shqiptarët sot ushqehen më keq se në vitin 2000. Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria renditet e fundit në mënyrë të padiskutueshme. Në këtë indeks, radhiten vetëm vendet që vuajnë problematikën e urisë, dhe jo vendet e zhvilluara. Tre nën-indikatorët kyç mbi të cilët përpilohet indeksi janë: zinxhiri ushqimor, vdekja foshnjore, si dhe kequshqyerja e fëmijëve. Shqipëria renditet kështu vendi më i uritur në Europë.

Article Logic
Execution time: 0.0036270618438721