INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria vendi më i prekur në rajon nga kushtet klimaterike

Shqipëria vendi më i prekur në rajon nga kushtet klimaterike

Publikuar më: 11:40 08-07-2019

Shqipëria është vendi më i goditur në rajon nga kushtet klimaterike. 7 persona kanë vdekur në Shqipëri për shkak të kushteve ekstreme të motit që nga viti 1998 deri në 2017.

Sipas një studimi nga Global Watch për Riskun e Klimës, Shqipëria renditet e 138 në botë për rrezikun global nga kushtet klimatike, si dhe më e  rrezikuara në rajon. Ndërsa humbjet monetare për këtë periudhë përllogariten rreth 32 miliardë dollarë.

Sipas raportit, numri i të humburve në fatkeqësi ka qenë me rënie nga viti në vit, ndërsa humbjet financiare janë më të mëdha.

Krahasuar me rajonin, Shqipëria vetëm për vitin 2017, është renditur në vendin e 78 ndërsa, Mali i Zi, Bosnja dhe Kosova ndodhen në vendin e 108, pra kanë qenë më pak të prekura nga kushtet klimatike ekstreme. 

Duke u bazuar në raportin e vitit 2019 të Global Watch “Global Climate Risk Indeks”, vendet dhe territoret e prekura më së shumti në vitin 2017 ishin Porto Riko, Sri Lanka si dhe Republika Dominikane.

albaniaaa.png

Article Logic
Execution time: 0.0035030841827393