INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria, vendi i dytë më i kërkuar nga italianët për 2019

Shqipëria, vendi i dytë më i kërkuar nga italianët për 2019

Publikuar më: 11:47 01-02-2019

Shqipëria ishte vendi i dytë më i kërkuar në google nga italianët për vitin 2019.
Për çdo vit numri i turistëve italianë që vijnë të kalojnë pushimet në Shqipëri po rritet. Për 2018-n vizituan Shqipërinë 430 mijë italianë, rreth 20% më shumë se një vit më parë sipas INSTAT. Mediat italiane dhe blogjet e turizmit i dedikuar shpesh artikuj destinacioneve turistike në Shqipëri, ku përveç plazheve dhe detit me ngjyrë blu, rendisin edhe kostot shumë të lira.

Bsneës.it shkruan se një nga vendet më të bukura dhe tërheqëse në të gjithë Shqipërinë përfaqësohet nga një vend i vogël. Ky është Ksamili, një pjesë e qytetit të njohur te Sarandës, që ndodhet në prefekturën e Vlorës. Me bukurinë që ka Ksamili, ka shumë për të ofruar në aspektin e historisë, si dhe në turizmin bregdetar. Gjithashtu ai është një nga destinacionet më të kërkuara nga mijëra turistë italianë që çdo vit zgjedhin vendin e Shqiponjave për të kaluar pushimet. Shkurt, për ata që dëshirojnë të bëjnë pushimet e tyre në Shqipëri, mund të zgjidhni këtë perlë të vogël të Rivierës Shqiptare, propozon portali italian për lexuesit.

Article Logic
Execution time: 0.0023469924926758