INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria nën 'pushtetin' e përmbytjeve, evakuohen 315 persona

Shqipëria nën 'pushtetin' e përmbytjeve, evakuohen 315 persona

Publikuar më: 10:20 01-12-2017

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje lidhur me situatën e përmbytjeve në vend dhe numrin e personave të evakuar. Në të gjithë vendin nga zonat e përmbytura forcat e ushtrisë dhe të emergjiencave civile kanë bërë të mundur u evakuan 315 persona. Bëhet fjalë për zona si Valiasi, Fushë-Krujë, Kashar. Në orën 06.00 të mëngjesit 23 persona janë evakuar nga zonën e lixhave në Derven të Krujës. Por largime të banorëve janë bërë edhe në zonën e Vlorës, ku mësohet se lumi I Vjosës ka dalë nga shtrati. Në Fushë Krujë, Kurbin, Vorë, Marikaj dhe Mamurras ajo paraqitet më e vështirë. Aktualisht po vijon puna për evakuimin e personave të rrezikuar.Gjendja nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet vijon të jetë shumë e rënduar.

Article Logic
Execution time: 0.0037450790405273