INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria në Eurosong 2017; Flaka apo Linda?

Shqipëria në Eurosong 2017; Flaka apo Linda?

Publikuar më: 13:43 02-11-2016

Nga Ermal Peçi

Nuk ka më pritje. Festivali i Këngës ka zyrtarisht 24 garuesit e tij.

Shumë zhurmë për asgjë? Kjo është pyetja që të vjen ndërmend sa lexon listen e këngëtarve garues në edicionin e 55 të Festivalit.

Për aq kohë sa këngët janë degjuar vetëm nga komisioni përzgjedhës është e pamundur të flasim për krijimtarinë muzikore të këtij viti, ndaj pritshmeritë janë të këngëtarët pjesmarrës.

Emrat garues për perfaqësimin e Shqipërisë në Eurovizion 2017  janë publike.

Nuk është as Alban Skenderaj, Besa Kokëdhima, Elvana Gjata, Flori Mumajesi, Soni Malaj, Ledri Vula, Mc Kresha, Dafina Zeqiri… as shumë e komentuara në portalet e ndjekësve të Eurovizionit, Era Istrefi.

Për të disatin vit, as edicioni jubilar i 55, nuk është më joshje për këngëtarët më të suksesshëm të momentit. Është e kotë të përmend artistë të tjerë, që kanë kontribuar fuqishëm në muziken shqiptare, që këtë festival e kane braktisur prej vitesh.

Por nëse nuk janë kengëtarët më të kerkuar të momentit, këngët e të cilëve janë hite e suksese muzikore, nëse nuk jane as emrat me të cilët jemi rritur kush do të përfaqësoj Shqipërinë në Eurosong 2017? Si mundet që në mbi 10 vite konkurim, Shqipëria mbetet ende tranzit në garën më të ndjekur të një kompeticioni muzikor në Europë? (Eurovision 2016 - rekord audience)

Nëqoftëse nën zë thuhet se kenga fituese e një festivali tradicional si ky i yni, humbet menjëherë në përballjen me këngët e tjera europiane, çfarë e bën të pamundur gjetjen e një formule të re përfaqësimi në Eurosong? Peng është tradita e festivalit apo frika e një eventi të pa eksperimentuar më parë?

Çdo prag festivali thirrja për pjesmarrje mbetet e lartë. Daullet nuk bien për vesh të shurdhër, por për artistë e kompozitor që çfarë s’kanë degjuar ndër vite për mënyren sesi funksionojne gjërat.

Zgjedhja e tyre është tejet e qartë… braktisja.

Edhe këtë vit, nuk ka emra surprizë apo kërshëri për ata që do të ngjiten në skenë. Konkurentët jane:  Albulena Jashari, Classic Boys, Dilan Reka,Edea Demaliaj, Edona Vatoci, Elson Braha,Erlind Zeraliu, Fabiola Agalliu dhe Agnesa Cavo, Festina Mejzini,Franc Korumi, Genc Salihu,Linda Rukaj, Lorela, LYNX,Luka dhe Serxhi Hajdini, Xuxi, Xhesika Polo, Neki Emra, Orges Toce… qetësohuni, ka edhe disa emra të tjerë.

Konkuron edhe Tiri, Yll Limani, Rezarta Smaja, Flaka Krelani dhe Linda Halimi.

Dritë jeshile në horizont. Flaka apo Linda? Të dyja padiskutim do të ishin përfaqësime të denja për Eurovision. Zëra të fuqishem e unik, karaktere të veçanta plot energji për 3 minutat e vlefshme të Shqiperisë, në garën ku ndër vite provuam daullet, violinat, qeleshet, zërat e fuqishëm me këngë të harruara.  

Flaka Krelani rivjen këtë vit pas shijes së çmimit të tretë vitin e kaluar. Nëse prej vitesh emri i saj lakohet si fituese, do të jetë edicioni i 55 bekimi për familjen Krelani? (vellai i saj është kompozitor i këngës garuese)

Shumë ngacmues është rikthimi i Linda Halimit në skenë. Vërteton pjesmarrja e saj shprehjen se artistët harrojnë shpejt në emer të muzikës? Rikthehet Linda si fituese?

Ju kujtoj historinë e çuditshme të dy viteve më parë. Pas tërheqjes së kompozitorit të këngës “Diell” të gjithë pritën që përfaqësimi në Eurosong ti kalonte vendit të dytë. Bojken Lako nuk e pranoi këtë sfidë. Kureshtja shkoi për këngën aq të duartrokitur edhe në sallën e Pallatit të Koncerteve “S’te fal". Vendi i tretë mbeti alternativa e vetme për përfaqësim.

Për çudi, nuk shkoi kështu. Me një justifikim të natyrës “nuk na kishte ndodhur më pare” kompozitorve të Linda Halimit iu kerkua të krijonin një këngë të re, jo për Lindën, ndërsa vet këngëtares të përkthente tekstin në anglisht të këngës “Ne jete”(?!).  Patjetër që për këtë skemë të krijuar dy vite më pare, me “krenari” mund të thuash “Made in Albania”.

Flaka, Linda apo 22 garuesit e tjerë? Pas emrit fitues do të s’kualifikohemi sërish në Eurosong? Do të kryqëzojmë gishtat që të paktën të na votojnë fqinjët tanë?

Kjo është më e bukura në fundin e çdo “përrallë” shqiptare në Eurovizion; themi është një festival gjeopolitik e nga ana tjetër “lutemi” që fqinjët tanë të na japin 12 pikë.

Ata, në këtë rrugëtim eksperimentesh, kane qënë i vetmi “shpëtim”.

Article Logic
Execution time: 0.0036399364471436