INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria merr fitoren e parë në basketboll për meshkuj

Shqipëria merr fitoren e parë në basketboll për meshkuj

Publikuar më: 09:32 23-08-2016

Mberrin fitorja e pare miqesore e kombetares se basketbollit ne sfidat e saj qe po ben ne kuader te pergatitjeve per eleminatoret e europianit.

Dhe pikerisht fitorja ka ardhur kunder Katarit. Lasku i jep fitoren Shqipërisë ndaj Katarit në sekondat e fundit. Paraqitja e Shqipërisë në turne erdhi në rritje, teksa pas 2 humbjeve erdhi fitorja me Katarin.

Ka qene një gjuajtje e saktë për tri pikë 11 sekonda nga fundi i lojës qe i kanë dhënë fitoren skuadrës kombëtare të basketbollit ndaj Katarit, një ndeshje miqësore fituar nga kuqezinjtë 71-70.

Kjo ishte sfida e fundit e kombëtares së drejtuar nga trajneri Antonis Konstantinides, e cila mori pjesë në një turne miqësor 3-ditor të zhvilluar në Nikosia të Qipros. Skuadra perfaqesuese shqiptare ne kete turne zhvilloi tri ndeshje, duke humbur me Qipron e Estoninë, por e mbylli me një fitore “in extremis” ndaj Katarit. Pas humbjes së thellë me Qipron në sfidën e parë erdhën dy ndeshje më të mira.

Gjithsesi, edhe me Estoninë loja ishte me hope, por ndaj Katarit erdhi një fitore qe jep sinjalet per nje kolaudim te grupit dhe rritje te lojes. Ndeshja e luajtur mbrëmë ishte me dy pamje, më e mirë për Katarin në pjesën e parë, që ka vazhdimisht avantazh, duke u shkëputur 34-22 në përfundim të gjysmës së parë. Por në 20 minutat e dyta loja e kombëtares shqiptare rritet ndjeshëm, që fiton vetëm në sekondat e fundit.

Article Logic
Execution time: 0.0017299652099609