INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqipëria jashtë finales së “Eurovision”, skualifikohet Eneda Tarifa [VIDEO]

Publikuar më: 09:39 13-05-2016

Eneda Tarifa nuk kaloi në natën finale të Eurovizion, e cila do të mbahet në Stokhom në 14 Maj. Këngëtarja Eneda Tarifa prezantoi Shqipërinë me “Fairytale”, duke performuar e 17 në radhë. Performanca e saj u shoqërua me klipin prezantues, ku Eneda u shfaq së bashku me vajzën e saj. Interpretimi i këngëtares shqiptare, duket se nuk u pëlqye aq sa të zinte një vend mes 10 shteteve që u kualifikuan në finalen e Eurovisionit. Këngëtarja shqiptare ishte një nga 8 vendet që mbeti jashtë finales së 14 Majit, ndësa Letonia, Gjeorgjia, Bullgaria, Australia, Ukraina, Serbia, Polonia, Izraeli, Lituania dhe Belgjika janë shtetet që kaluan në finale nga kjo gjysmëfinale.
Surprizat nuk do të mungojnë as në natën finale. Një nga emrat më të njohur të muzikës, Justin Timberlake, është i ftuari special, i cili do të performojë hitin e tij më të ri “Cant stop the feeling” në “Eurovision”.

Article Logic
Execution time: 0.0022170543670654