INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria e 50 në botë për lëvizjen e lirë

Shqipëria e 50 në botë për lëvizjen e lirë

Publikuar më: 11:54 03-05-2018
 
Nëse një shtetas shqiptar dëshiron të lëvizë në botë ka akses vetëm në 101 shtete pa viza. Shqipëria renditet e 50-ta në botë sipas studimit të fundit të indeskit të pasaportave
sa i përket lëvizjes së lirë pa viza për të udhëtuar për turizëm apo biznes. Ndërkohë, Shqipëra nuk bën pjesë në grupin e trajtimit të shtetësisë sipas investimit.
Në mesin e shteteve që ofrojnë shtetësi sipas investimit renditet edhe vendi fqinj Greqia e të tjera  shtete si Spanja, Britania e Madhe, Kanada,etj.
 
Indeski i pasportave është mjeti interaktiv më popullor në botë që grumbullon shfaq dhe rendit pasaportat e botës. Sipas këtij indeksi vendi jonë
renditet e 50 në botë me përkatësisht 101 vende ku mund të udhëtohet  pa vizë. Serbia kryeson ndërkohë me 18 vende më tepër ku shtetasit udhëtojnë lirshëm.
 
 
Ky indeks është gjithëpërfshirës  për caktimin e pasaportës dhe pikëpamjet për lëvizjen globale, sigurinë, teknologjinë, dhe politikat e vizave nga e gjithë bota.
Ndërkohë para pak kohësh një tjetër studim i kryer nga Instituti Hanley and Partners, e rendit  Shqipërinë të 52-ën. Sipas këtij raporti,
lëhtësia në udhëtim pa viza nuk mund të shihet vetëm në aspektin e turizmit, por dhe të biznesit e për investime.
Article Logic
Execution time: 0.0026311874389648