INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria do vendosë oficerë kontakti në Holandë. Xhafaj: Kjo do rriti forcën goditëse ndaj krimit

Shqipëria do vendosë oficerë kontakti në Holandë. Xhafaj: Kjo do rriti forcën goditëse ndaj krimit

Publikuar më: 18:12 23-05-2018
Gjatë vizitës zyrtare në Holandë, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe ai i Brendshëm Fatmir Xhafaj kanë zhvilluar një seancë dëgjimore në Komisionin për Drejtësi dhe Siguri të Parlamentit të Holandës.
Kreu i Ministrisë së Brendshme ka përmendur operacionin “Forca e Ligjit” si një qasje ndërinstitucionale në luftën kundër krimit të organizuar, duke shtuar se deri më tani janë identifikuar grupet kriminale, është bërë profilizimi i tyre, asetet dhe lidhjet e tyre.
 
Ndër rezultatet kryesore të arritura, Xhafaj përmendi goditjen e 9 grupeve të rrezikshme kriminale si dhe vijimin e hetimeve për 5 grupe të tjera kriminale, operacione këto të kryera edhe me bashkëpunimin e Europol-it dhe vendeve të tjera të BE-së. Hetimet dhe zhvillimi i operacioneve të përbashkëta u konsideruan nga ministri si jetike në luftën kundër krimit të organizuar, i cili vepron tej kufijve të një shteti.Një çështje tjetër në të cilën u ndal ministri Xhafaj ishte edhe vetingu në policinë e shtetit dhe lufta kundër terrorizmit.
 
Ministrja Gjonaj bëri me dije masat që qeveria shqiptare ka marrë për të forcuar luftën kundër korrupsionit, veçanërisht masat në nivel politikash dhe ndryshimet ligjore si dhe rezultatet e deritanishme në  gjykimin e zyrtarëve të lartë publikë të akuzuar për korrupsion.
 
Xhafaj: ‘‘Ne jemi të gatshëm të dërgojmë në Holandë grupe oficerësh policie, të cilët në bashkëpunim me kolegët e tyre holandezë të zhvillojnë analiza për situata konkrete që lidhen me kriminalitetin dhe emigracionin e paligjshëm”.
Në vijim, ai u bëri me dije parlamentarëve, se shumë shpejt, Shqipëria do të vendosë një oficer kontakti në Holandë, të dedikuar për shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin me autoritetet policore holandeze.
 
Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992