Kryeministri shqiptar, Edi Rama, mori pjesë në sesionin e punës së kryetarëve të shteteve dhe qeverive lidhur me Misionin Mbështetës në Afganistan në ditën e dytë të Samitit të NATO-s në Varshavë,.
Kryeministri Rama në fjalën e tij theksoi vazhdimin e angazhimit të Shqipërisë përkrah Aleancës për vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të institucioneve në Afganistan.
“Shqipëria, është e angazhuar prej vitesh me trupa në kuadër të NATO-s në Afganistan dhe së bashku jemi duke investuar që Afganistani të jetë një vend i sigurt për qytetarët e tij dhe jo vetëm”, tha Rama,
Kryeministri Rama nënvizoi se në përmbushje të angazhimeve të saj në kuadër të misionit të NATO-s në Afganistan, Shqipëria ka vendosur të dyfishojë prezencën e saj.
 
							 
							 
							 
							 
					 
											 
  
  
  
 







 24 Oct 2025
24 Oct 2025 





