INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqipëria burim parash për kompanitë e huaja! Rriten ndjeshëm fitimet[VIDEO]

Publikuar më: 11:58 28-03-2019

Bizneset e huaja që operojnë në vendin tonë po përfitojnë shuma të mëdha parash. Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë fitimet e tyre sa vijnë dhe rriten. Paratë ata i dërgojnë në bankat e shteteve prej nga vijnë. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në vitin 2018 kompanitë e huaja transferuan gati 380 milionë euro fitime, duke shënuar nivelin më të lartë që prej vitit 2009.

Ndërsa në krahasim me fitimet e 2017 transfertat në para u rritën me 6%.
Deri në vitin 2010, kompanitë e huaja në Shqipëri u gëzoheshin fitimeve të larta, ku rekordin e shënonin operatorët celularë, me norma fitimi të larta që luhateshin në 30-50%, por nuk mbeteshin pas as bankat. Me rritjen e konkurrencës dhe maturimin e tregjeve të telekomunikacionit, fitimet e tyre ranë ndjeshëm pas asaj periudhe, duke u reflektuar dhe në transferimin e fitimeve në vitet në vijim.
Po këto biznese duket se e kanë marrë veten pas 2017-tës dhe fitimet kulmuan në 2018-a.
Në total, nga 10 kompanitë me fitimet më të larta në vlerë absolute në Shqipëri, gjashtë prej tyre janë të huaja.

Article Logic
Execution time: 0.0050749778747559