INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shpresë për të verbërit. Zbulimi që mund të zgjidhë problemet [VIDEO]

Publikuar më: 15:15 05-05-2017

Studiuesit kanë zhvilluar retinë e parë sintetike të indeve të buta në një laborator. Ky studim, i drejtuar nga një studente 24-vjeçare e Universitetit të Oksfordit, doktoreshë Vanessa, përdori një material të dyfishtë të shtresuar të bërë nga pika uji dhe proteinat biologjike të qelizave për të përsëritur funksionet e retinës. Është projektuar si një aparat fotografik në kuptimin që materiali vepron si pixels, duke reaguar ndaj dritës për të krijuar një imazh të shkallëzuar. Studimi mund të revolucionarizojë industrinë e implantit duke zhvilluar teknologjinë për të ndihmuar në trajtimin e problemeve të retinës së syrit, të cilat mund të çojnë në verbëri. Retina mbështetet në pjesën e prapme të syrit të njeriut dhe përmban qeliza proteina që konvertojnë dritën në sinjale elektrike që udhëtojnë nëpër sistemin nervor. Kjo shkakton një përgjigje nga truri, i cili ndërton një pamje të skenës që shihet. Studiuesja 24-vjeçare tha se  'materiali sintetik mund të gjenerojë sinjale elektrike, të cilat stimulojnë neuronet në pjesën e pasme të syrit tonë, ashtu si retina origjinale'. Studimi tregon se ndryshe nga implantet aktuale të retinës artificiale, kulturat qelizore sintetike krijohen nga materiale natyrore dhe nuk përmbajnë 'trupa të huaj' ose subjekte të gjalla.

Article Logic
Execution time: 0.022746086120605