INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Shprehu pëlqim për të në Big Brother, Benita tregon raportin që ka tani me Klodin

Shprehu pëlqim për të në Big Brother, Benita tregon raportin që ka tani me Klodin

Publikuar më: 13:28 23-07-2026

Benita Zena ka folur për herë të parë për raportin aktual me Klodian Mihajn, pas afrimit dhe pëlqimit që shfaqi ndaj tij gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova 4.

Ish-banorja ka treguar se mes tyre sot nuk ka komunikim, duke sqaruar se qëndrimin e saj brenda shtëpisë e kishte shoqëruar edhe me faktin se Klodi kishte një lidhje jashtë programit.

“Nuk kemi kontakte. Gjithmonë e kam thënë brenda Big Brother se Klodi e ka një lidhje jashtë dhe nuk dua t’i prish punë në asnjë mënyrë”, është shprehur Benita.

Ajo ka shtuar se pas përfundimit të spektaklit kanë ndodhur shumë zhvillime dhe secili ka vazhduar jetën e tij.

Ndërkohë, Klodian Mihaj aktualisht është në një lidhje me Elijona Binakajn, e cila gjithashtu ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova.