INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shprehu dëshirën për t’u ribashkuar me Keisin, por Stresi nuk rresht së puthuri modelen e njohur shqiptare

Shprehu dëshirën për t’u ribashkuar me Keisin, por Stresi nuk rresht së puthuri modelen e njohur shqiptare

Publikuar më: 17:30 12-12-2022

E ndau me të gjithë historinë e ndarjes së tij me Keisin, madje u shpreh se pjesëmarrjen në “BBVK” e shikon si një dritë jeshile për tu pajtuar me ish-partneren e tij.

Nga njëra anë kemi një Stres i cili po i dërgon sinjale Keisit për t’u ribashkuar, nga ana tjetër kemi një Stres që nuk po i shqitet banores tjetër të shtëpisë Gresa Hotit.

Së fundmi në një video në faqen zyrtare të “Big Brother Vip Kosova” në Instagram duken dy banorët shumë të afërt me njëri-tjetrin, me reperin i cili nuk rresht së puthuri modelen.

Më herët po këtë mëngjes, ai i kërkoi Gresës të kombinoheshin me njëri-tjetrin në prime-n e mbrëmjes së sotme të spektaklit.

Në një kohë kur Stresi po i çon sinjale të pafundme ish-partneres së tij Keisit për t’u ribashkuar, nuk e dimë si do i marrë kjo e fundit këto veprime të reperit me banoren e shtëpisë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035159587860107