INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Shpirti im, ma mbushe zemrën!’ Në derën e shtëpisë Luana merr surprizën që do të donim të gjithë, por kë falenderon? [FOTO]

‘Shpirti im, ma mbushe zemrën!’ Në derën e shtëpisë Luana merr surprizën që do të donim të gjithë, por kë falenderon? [FOTO]

Publikuar më: 13:41 01-12-2018

Është një prej mderatoreve më të komentuara në showbizz dhe ashtu siç ka shumë njerëz që ndoshta nuk u pëlqen shumë, Luana vjollca ka dhe admirues mjaft të zjarrtë.

Fansat e Luanës mund të themi se janë ndër më besnikët dhe aktivët në rrjete sociale dhe jo vetëm.

Së fundmi, një prej tyre ka realizuar një surprizë shumë të ëmbël për moderatoren, duke e kapur në befasi këtë të fundit. Pas një dite shumë të lodhshme në televizion dhe në studio duke përgatitur këngën e re, Luana është mbushur plot me dashuri nga pusullat e lënë në derën e shtëpisë nga fansja e saj.

Jo vetëm kaq, ajo kishte menduar deri në detaje, duke ëmbëlsuar me çokollata moderatoren, si dhe kishte gdhendur në një filxhan dhe në stilolaps dashurinë që kishte për të. Ndërsa, Luana zgjodhi që surprizën ta publikonte në “Instagram” dhe ta falenderonte fansen e saj Diellzën, përpara 1.3 milionë ndjekësve të saj.

“Je fansja më e mirë në botë @diellzaluana. Shpirti im që ma mbushe zemrën plot” , shkruante në video moderatorja. 

luana1.jpg

luana2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032269954681396