INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpëtoni zemrën duke ecur me hapa të shpejtë

Shpëtoni zemrën duke ecur me hapa të shpejtë

Publikuar më: 16:16 07-06-2018

Personat e moshuar të cilët ecin me një ritëm më të shpejtë janë më pak të riskuar të pësojnë një attak kardiak krahasuar me ata që ecin me ngadalë. Të paktën kështu citon një studim i fundit realizuar nga Universiteti i Sidnei-t. Të gjithë ata që janë mbi 30 vjeç dhe që ecin me një shpejtësi prej 4.8 km në orë reduktojnë risqet që të vdesin herët. Ndonëse të ecurit forcon zemrën tek të gjitha moshat efekti më i madh vihet re rreth të 60. Gjatë studimit të realizuar nga kërkuesit britanikë dhe australinë u vu re se ata që ecnin më shpejt ishin 53 për qind më pak të riskuar të vdisnin nga ataku në zemër. Ekipi i kërkuesve shpjegon se një studim i tillë vërtetoi se ‘të ecurit shpejt jo vetëm mban larg sëmundjes e zemrës por na ndihmon të jetojmë më gjatë’.

Udhëheqësi i kërkimit Emmanuel Stamatakis u shpreh se hapat e shpejtë arrijnë nga 5 deri në 7 kilometra në orë por kjo varet edhe nga niveli sportiv i personit.
“ Duke parë rezultatet, themi se një analizë e tillë sugjeron se duke ecur shpejt do të kemi zgjidhjen për t’i bërë ballë sëmundjeve të zemrës dhe të reduktojmë vdekjet e parakohshme dhe ky është një mesazh i thjeshtë për të gjithë’, u shpreh eksperti.

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158