INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthyes si asnjëherë më parë, Vedati

Shpërthyes si asnjëherë më parë, Vedati "nuk fal" në klipin e ri!

Publikuar më: 16:47 04-04-2016

Mungoi për pak kohë me realizime të reja, si për t’i dhënë kohën e mjaftueshme publikut që të shijonte siç duhet hitin e tij të fundit “Panorama”, por tashmë është rikthyer.

Me rikthimin të ngrohtit të verës, rikthehet edhe Vedati, më ritmik se kurrë. Në ndryshim nga baladat e ti dedikuar dashurisë, duket se këtë herë kjo e fundit është gjëja e fundit që i shkon ndërmend në “S’kom Me Ta Fal”. Artisti i njohur dhe mjaft i preferuar për vokalin e tij të pastër ka vedonsur të thotë mjaft, duke hequr dorë nga personazhi romantik që jemi mësuar të perceptojmë mes vargjeve të tij. Një këngë që fillon dhe mbaron në mënyrë shpërthyese, me dinamizmin që na bind përfundimisht se artisti 33 vjeçar realisht nuk do ta falë. E veshur me ngjyra-ngjyra që ikin dhe vijnë, të jep jovetëm ndjesinë për të kërcyer papushim në club, por edhe dëshirën për ta dëgjuar në breg të detit. Është prill dhe vërtet është ende herët, por Vedati na ka bërë që tani të ëndërrojmë.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035529136657715